Gjatë një takimi në Tiranë me kryefjalë demarkacionin me Malin e Zi, ish-kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti bën një deklaratë të fortë dhe paralajmëron se kjo çështje mund të sjellë sërish luftë në Kosovë brenda 5 vitesh.

“Kufiri është çështje e ndarjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falur. Në atë tokë është derdhur gjak dhe ne s’kemi gjak për të falur. Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë, tha Kurti.

Sipas tij, shtyrja e këtij vendimi nga ana e qeverisë së Kosovës i ka shpëtuar vendit 8200 hektarë tokë. “Më datën 1 shtator është arritur një sukses i madh, pasi kemi shpëtuar 8.200 hektarë. Nuk mund të kesh kufi pa pasur territor. Me marrëveshjen e Thaçit e Mustafës ne kemi një kufi të ri, jo demarkacion”.

Kurti nënvizoi se marrëveshja me Malin e Zi është një marrëveshje kapitulluese për Kosovën. “Falënderojmë qytetarët për protestat. Kemi arritur ta zmbrapsim koalicionin qeverisës. Shteti i Kosovës vazhdon të jetë në azil”,- shtoi Kurti.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb