Kina ka paralajmëruar se nga momenti në moment mund të shpërthejë një konflikt teksa janë rritur tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut. Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, është shprehur se nëse shpërthen lufta nuk do të ketë fitues.

Komentet e ministrit Wang vijnë teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin për zhvillimin e armëve bërthamore në Korenë e Veriut.

Presidenti amerikan Donald Trump ka dërguar aeroplanmbajtëse në Gadishullin Korean. Kina, mbështetësja e vetme e Koresë së Veriut, druan se konflikti mund të shkaktojë rënien e regjimit komunist në Phenjan dhe probleme në kufirin e saj.

“Kohët e fundit janë rritur tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së jugut nga njëra anë me Koresë së Veriut nga ana tjetër dhe të krijohet përshtypja se mund të shpërthejë një konflikt nga momenti në moment. Mendoj se të gjitha palët duhet të tregohen vigjilente sa i përket kësaj situate. I bëjmë thirrje palëve të mos provokojnë e të mos kërcënojnë njëri-tjetrin, as me fjalë as me vepra dhe mos ta lejojnë situatën të shkojë në një fazë të pamenaxhueshme”.

Sakaq, Trump është shprehur më parë në rrjetit social “Twitter” se SHBA-ja nuk ka frikë të veprojë vetëm ndaj Koresë së Veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: