TIRANE- Partia Socialiste do të zhvillojë mbrëmjen e sotme mitingun e saj përmbyllës në Tiranë, në një kohë kur na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Andaj, kryeministri Edi Rama me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, ka paralajmëruar se sonte në orën 20:00 do të ngrihet dallga kuqezi.

“Sonte në 8 ta ngremë dallgën kuqezi të Tiranës me të gjithë fuqinë e energjisë pozitive të qytetit lider të shqiptarëve, për një bashkim të madh kuqezi, me një votë kuqezi, për nr.✌️?? për Tiranën që duam⭐️Shqipërinë që duam⭐️Europën që duam⭐️”, citohet në mesazhin e Ramës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: