ELBASAN- Në një aktivitet të Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit, deputeti i PD-së Edmond Spaho ka bërë një deklaratë të fortë ndërkohë që të shumtë janë zërat që flasin për një aleancë paszgjedhore mes PS dhe PD, raporton BalkanWeb.

Spaho e ka përforcuar këtë ide duke deklaruar se pas zgjedhjeve të 25 qershorit LSI dhe PDIU-ja do dalin në opozitë.

“Jemi pranë fitores së 25 Qershorit. Ky aktivitet zhvillohet që të marrim hapa urgjente për arritjen e suksesit në 25 Qershor. Ju jemi mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë protestes së 3 muajve të fundit, pasi PD ka meritën për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. PD ndërkombtarizoi çështjen e kanabizimit të Shqipërisë për t’i dhënë fund ketij fenomeni. Në tre muaj i rrëzuam gjysmën e qeverisë Edi Ramës. Larguan Sajmir Tahirin, simbolin e kanabizimit etj. Ndërpremë për herë të parë koalicionet parazgjedhore. LSI & PDIU do jenë partitë e opozitës pas 25 Qershorit”,- tha deputeti.

Ndër të tjera Spahoi theksoi se PD-ja ka meritë për miratimin e ligjit që penalizon me burg shitblerjen e votës.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: