Paraqitjet fantastike të portierit shqiptar Etrit Berisha që mbron ngjyrat e Atalanatës kanë qenë një ndihmesë e madhe për këtë ekip që pas 26 vitesh mungesë ti kaloj pritshmëritë duke siguruar fazën e grupeve të “Europa League”.
gasperini-470x271
Për këtë e shumë gjëra të bukura që i ndodhën këtë edicion klubit bergamesk, në një intervistë për “Sky Sport”, trajneri Xhan Piero Gasperini, ka falënderuar të gjithë stafin dhe lojtarët. Një vlerësim të veçante nga trajneri ka marrë dhe portieri i Kombëtares Etrit Berisha. Gasperini e çmon Berishën për sigurinë e dhënë në portë dhe eksperiencën e tij, duke qenë një shembull dhe një shtysë për futbollistët e rinj.
GettyImages-624634130-470x313
“Performancat e Toloit, Mazielos, Kurtiçit, Gomezit dhe Berishës, si lojtarë pak më të vjetër, i kanë habitur të gjithë. Ata ishin vazhdimësi dhe një shembull për të rinjtë” – theksoi Gasperini.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb