Përpara ndeshjes së djeshme mes Skënderbeut dhe Kairat Almatit, e fituar nga korçarët me rezultatin 2-0, ylli rus i skuadrës kazake, Andrej Arshavin, dha një intervistë për “Match TV” ku komentoi ndeshjen e parë të barazuar 1-1 dhe në njëfarë mënyre e parashikoi eliminimin.

“Mendoj se në ndeshjen e parë nuk bëmë as gjysmën e asaj që mundemi të bëjmë. Skënderbeu rezultoi që di të luajë futboll. Ata ishin shumë më mirë se ne, ndërsa ne treguam që nuk ishim gati për këtë përballje”, u shpreh Arshavin.

Kairati bëri sërish një ndeshje të dobët përballë Skënderbeut edhe në Korçë dhe në fund ishin shqiptarët ata që u kualifikuan për në turin e tretë të Ligës së Europës./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: