TIRANE- Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda ka komentuar sot situatën politike në vend, ku ndërsa kryeministri deklaron se do shkojë pa PD-në drejt zgjedhjeve të 18 qershorit, kryeopozitari nis përgatitjet për protestën e e 13 majit.

Sipas saj Rama dhe Basha janë dy fëmijë që duan të njëjtën lodër dhe s’kanë si të merren vesh.
Mesila Doda
Me anë të një postimi në facebook, Doda shkruan: “Nuk merren vesh… nuk duan e as do merren dot vesh kurrë, asnjëherë… janë dy fëmijë që duan të njëjtën lodër…”

Kujtojmë se sot në mesnatë skadon afati që kryeministri Rama i kishte vendosur kryeopozitarit Basha për të negociuar me qëllim pjesëmarrjen në zgjedhje, ky i fundit deklaroi se do kishte zero negociata nëse nuk pranohej realiteti i krimit dhe drogës, duke treguar edhe përgatitjet për protestën më të madhe siç tha Basha, të parashikuar më 13 maj.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb