Një javë më parë depozitimi i kartonit të futbollisti nuk lejoi që Neymar të debutonte me Paris SG, por nga sot një problem i tillë nuk do të ekzistojë më.

Klubi francez e ka bërë të plotë transfertën prej 222 mln eurosh në llogaritë e klubit katalanas dhe prej tyre është dhënë sinjalizimi që Federata Spanjolle e Futbollit të depozitojë kartonin e brazilianit (CIT). Lajmin e ka bërë të ditur Federata Franceze e Futbollit e cila më një status në “Tëitter” ka njoftuar se Barça ka dhënë dritën jeshile, duke “lëshuar” CIT në mënyre “të menjëhershme”.

I prezantuar para mediave të premten e kaluar, lojtari më i shtrenjtë në histori ishte gjithnjë në pritje të “CIT” për të luajtur me klubin e ri. Ky dokument është tepër i nevojshëm për të zyrtarizuar kontratën franceze për Neymar i cili pritet që të debutojë në “Ligue 1” të dielën në mbrëmje kundër Guingamp (ora 21.00).

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb