Dhjetëra parizienë të entuziazmuar nga dëbora nuk kanë hezituar për të bërë ski në qytet duke transformuar Montmartre në një pistë të impovizuar, pas reshjeve të dëborës së ditëve të fundit.

Disa skiatorë kanë shfrytëzuar rastin që parku ishte i mbyllur për publikun duke bërë ski dhe duke shijuar atmosferën.

Skiatorët kanë ardhur që në orët e para të mëngjesit, për të përfituar nga dëbora e rënë gjatë natës, duke u zbavitur rreth një orë përpara se të vinte policia dhe ti ndalonte.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: