KAJRO- Parlamenti egjiptian miratoi sot gjendjen e urgjencës në të gjithë vendin dekretuar nga presidenti, Abdel Fattah Al-Sissi pas atentateve të përgjakshme kundër dy kishave. Lajmi u bë i ditur nga televizioni shtetëror “Nile News”.

Sipas televizionit, deputetët kanë votuar me unanimitet masën që ishte publikuar dje në faqen zyrtare dhe që mori efekt në po të njëjtën ditë.

Gjendja e emergjencës vendoset pas dy atentateve kamikazë të së dielës ndaj dy kishave katolike, që shkaktuan vdekjen e 44 personave.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: