José Roberto Gama de Oliveira, ose siç njihet ndryshe për opinionin futbolldashës, Bebeto, është një nga personazhet e fundit të rëndësishëm të sportit më popullor në botë që do të bashkëpunoj me ekipin e Partizanit.

Me ftesë të ish-futbollistit të seleçaos, presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka udhëtuar në Brazil në shtëpinë e Bebetos. Dy personazhet janë takuar dhe kanë arritur ndërmjet tyre një marrëveshje bashkëpunimi me një nga akademitë më prestigjioze të Brazilit, prej së cilës kanë dalë yje të futbollit botëror e që administrohet nga Bebeto.

Burime për “BalkanWeb” pranë klubit të Partizanit bëjnë me dije se marrëveshja për të sjellë në klubin e kuq talentet braziliane do të nisë që këtë sezon, madje që tani në verë. Te Partizani pritet të vijë edhe një futbollist i Kombëtares U-21 të Brazilit, që luan në kampionatin brazilian, por akoma nuk behet i ditur emri.

Gaz Demi pas takimit në Rio De Janiero, nuk ka nguruar të ftoj legjendën braziliane në Shqipëri, ftesë e cila është pranuar, por që nuk bëhet e ditur data e ardhjes së tij në vendin tonë, raporton “BalkanWeb”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: