Kur duhen ende edhe 10 ditë, duket se është ndezur në maksimum sfida mes Partizanit dhe Kukësit që pritet të vendosë shumë për fatet e kampionatit.

Mësohet se sot, nga drejtuesit e klubit të kuq është bërë kërkesa pranë FSHF-së që për takimin ndaj verilindorëve të vijnë gjyqtarë ndërkombëtarë nga ligat më të forta. Institucioni i futbollit, ashtu siç është bërë tashmë normë, ka kontaktuar edhe klubin tjetër, Kukësin, duke i kërkuar këtij të fundit mendim për kërkesën e Partizanit, raporton “panorama sport”.

Por çuditërisht, edhe pse gjatë sezonit kanë shpallur arbitra “kamikazë”, Kukësi nuk ka rënë dakord me kërkesën e Partizanit duke u shprehur se janë të kënaqur me gjyqtarët shqiptarë.

Kjo çështje pritet të ndezë duelin në distancë ende pa hyrë në javën zyrtare të ndeshjes, por mbi të gjitha, ashtu siç jemi mësuar këto kohë, akuzat e rëndë për arbitrat me shumë mundësi do jenë në rritje.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb