Ka reaguar klubi i Partizanit pas publikimit të videos që shpërndahu vetë, ku shihej se si bëheshin tentativat për ryshfet ndaj futbollistëve para ndeshjes me skuadrën e Kukësit. Me anë të një postimi në faqen e ‘Facebook’, Partizani e kanë cilësuar ngjarjen turp dhe një ballo me maska.

Skuadra akuzon Gjicin, duke e cilësuar si ‘Hajnia’ që është ngritur në sistem nga “i madhi”.

REAGIMI I PARTIZANIT
Zhgënjimi nga rezultati në fushë është i madh, por jemi krenarë që derdhim djersën ndershmërisht, jemi me kokën lart se kemi pikët që na takojnë dhe nuk i jemi futur kurrë në shtëpi rivalëve për t’i vjedhur apo për t’i blerë. Ne luftojmë të vetëm, dhe këtu nuk behet fjale për një ndeshje, as për një titull, të paktën të tillë JO, kurrë. Presidenti Gaz Demi dhe klubi që po ndërton dhe formon nuk do jetë kurrë pjesë e kësaj maskarade dhe i ka pritur me respektin maksimal të gjithë homologët nga dera e madhe e NDERSHMËRISE, ndërkohë që ata tentojnë t’i hyjnë nga dritarja.

Ky është një TURP I MADH! NJË BALLO ME MASKA, NË TË CILËN PARTIZANI NUK DO HYJË KURRË! Thjesht, njerëzit duhet ta dinë, se kur “hajdutët” mbërrijnë në “shtëpinë tonë”, merret me mend çfarë kanë bërë me ekipet e tjera… “Hajnia” është ngritur në sistem nga “i madhi” dhe “të mëdhenjtë” e videos. NE JEMI KRENARË QË LUFTOJMË TË VETEM BASHKE ME TIFOZËT TANË PËR NJË LOJË TË PASTËR….DHE PIKËRISHT ATË LOJË DUAM TË FITOJMË….partizani-reagim-470x546

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb