Partizani ka bërë detyrën në mënyrë perfekte kundër Teutës duke e mundur 5-1 në “Selman Stërmasi”. Skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova u tregua solide duke marrë pikët aq të nevojshme për të ndarë edhe një herë kreun me Kukësin.
Brenda harkut kohor të 10 minutave, ekzaktësisht në të 19-ën dhe të 29-ën, Augustin Torrasa do kalonte të kuqtë në avantazh të dyfishtë. Kaq për pjesën e parë që krijon iluziuonin e një ndeshje të mbaruar.
Por në të dytën, Çyrbja rihap gjithçka me një gol të bukur nga 25-së metra, por që nuk mjafton për të dalë me pikë nga transferta në kryeqytet.
Për të shuar shpresat e vendasve mendon Ekuban që brenda dy minutave shënon 2 herë duke dërguar shifrat në 4-1, shifra që do vuloseshin nga goli i parë i Sukajt për këtë sezon.
Me tri pikët e siguruara, Partizani renditet i dyti me 62 pikë, po aq sa Kukësi i vendit të parë i cili qëndron në krye falë golavarazhit.
Takimin e radhës Partizani e luan sërish në “Selman Stërmasi”, por këtë herë si udhëtuese pasi aty i presin bardheblutë e Tiranës për betejën e katërt derbi brenda sezonit.
(e.k/BalkanWeb)