Pas futbollistit 24-vjeçar të kombëtares hungareze Kristian Adorian që më parë ka luajtur edhe me Liverpulin, Partizani ka bërë një tjetër transferim të madh që me gjasë do të përforcojë shumë demat në repartin e sulmit.

Sipas asaj që raporton “panorama sport” Partizani ka arritur akordin me sulmuesin e kombëtares shqiptare Edgar Çani. Shtatlarti me kryeqytetasit kanë rënë dakord për dy vitet e ardhshme dhe së shpejti pritet zyrtarizimi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë menaxheri i futbollistit, Mario Cenolli. “Është arritur marrëveshja, presim vetëm të firmosim që të zyrtarizohet kontrata”, u shpreh ai.

Kujtojmë se në fund të sezonit Kaleb Ekuban u largua nga 15 hera kampionët e vendit dhe nga drejtuesit kërkohëj një zëvendësues i denjë i cili mund të kënaqte edhe tifozët.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb