Pas dorëheqjes së Sulejman Starovës, janë përmendur emra të ndryshëm kandidatësh për stolin e Partizanit. Por, “VIP SPORT” ka zbuluar se kush është realisht kreu i ri i pankinës së klubit të kuq. Bëhet fjalë për një emër të madh të futbollit italian, i cili ka fituar 4 tituj kampion në Serinë A me fanellën e Juventusit dhe ka luajtur 19 ndeshje me kombëtaren e Italisë.

Zyrtarisht, trajneri i ri i Partizanit është MARK IULIANO. Ish-mbrojtësi ka qenë një përzgjedhje e Luciano Moggit dhe javën e ardhshme pritet që të vijë në Tiranë, për të konkretizuar gjithçka. Pasi i dha fund karrierës së tij si futbollist, Iuliano ka ka drejtuar dy ekipe në Serinë B, Latinën dhe për pak kohë Comon. Me këtë afrim, duket se Partizani ka “rivalizuar” në një farë mënyre edhe vetë Federatën Shqiptare të Futbollit, duke bërë një përzgjedhje të një niveli me atë të teknikut të ri të përfaqësueses, siç është Kristian Panucci.
Skeda e Mark Iulianos

Mark.Iuliano.1080x648

Datëlindja: 12 gusht 1973
Gjatësia: 187 cm
Pesha: 83 kg
Karriera si futbollist
1990-1992 Salernitana
1992-1993 Bologna
1993-1994 Monza
1994-1996 Salernitana
1996-2005 Juventus
2005-2006 Maiorca
2006 Sampdoria
2006-2007 Messina
2008 Ravenna
2010-2012 San Genesio
Karriera si trajner
2012-2014 Pavia (ekipi i të rinjve)
2014-2015 Latina (ekipi i të rinjve)
2015 Latina (Serie B)
2017 Como (Serie B)
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb