Prej kohësh Partizani kishte depozituar në FSHF kërkesën që në sfidën e së premtes kundër Kukësit në “Selman Stërmasi” të gjykonin arbitra të huaj. Pas disa peripecive, ku në fillim skuadra kundërshtare e të kuqve, Kukësi, nuk ishte dakort, FSHF me një lajmërim në faqen zyrtare në “facebook” ka lajmëruar se “Komisioni i Caktimit të Arbitrave pranë FSHF” ka marrë në konsideratë kërkesën e KF Partizanit.

Postimi i FSHF-së
fshf-vendimi-470x189
“Komisioni i Caktimit të Arbitrave pranë FSHF duke marrë në konsideratë edhe peshën, vlerën dhe rëndësinë e ndeshjes së kësaj jave mes Partizanit dhe Kukësit ka vendosur që kjo ndeshje të gjykohet nga një treshe e huaj arbitrimi. Federata do të bëjë publike në ditët në vijim edhe arbitrat e huaj që do të vijnë në Tiranë për këtë ndeshje”, shkruhej në njoftimin e FSHF-së.

Sipas të gjithave gjasave arbitrat që do gjykojnë sfidën më të rëndësishme të javës së 32-të në Superiore do vijnë nga “Bundesliga”, si federata e vetme e cila i ka kthyer përgjigje pozitive “FSHF-së”, raporton “Panorama Sport”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb