Pas 11 muajsh nga që nga momenti që la futbollin, kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare i është kthyer sërish fushës, por këtë herë në kalçeto. Ka qenë pikërisht reperi Noizy dhe djemtë e ‘OTR’ që kanë bindur Canën për të zhvilluar një lojë kalçeto së bashku, ndërsa ka postuar edhe videon në Instagram.

“Miq të dashur, pas 11 muajsh që e lashë futbollin bëmë kalçeton e radhës dhe shikojeni këtë kundërshtarin që ka humbur” -thotë Loriku në një video ku shihet Noizy duke i pastruar takat si dënim për humbjen.

“E lashë të fitojë sepse erdhi në fushën time dhe tradita është t’i respektojmë mysafirët, por më 13 maj do e marr në koncertin e radhës në Tiranë dhe kemi një sfidë të vogël me mikrofon në fushën time”– ka shkruar Noizy duke bashkangjitur hashtaget “Respekte kapiten”.


(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: