Pas gati 200 minutash takim kokë më kokë, kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha dolën sëbashku para mediave për të konfirmuar arritjen e marrëveshjes që i jep fund krizës politike duke dhënë si dëshmi për këtë edhe një shtrëngim duarsh në publik.

Por menjëherë pasi u ndanë nga njëri tjetri, “BalkanWeb” mëson se Basha është takuar me dhjetra simpatizantë që e prisnin para ambjenteve të kryesisë së Kuvendit që ndryshe nga herët e kaluara kanë qenë miqësorë me Ramën në momentet kur shefi i qeverisë kaloi pranë tyre.

Gjithashtu mësohet se Basha menjëherë është drejtuar në “Çadrën e lirisë” ku iu ka komunikuar edhe protestuesve të pranishëm lajmin e mirë të arritjes së marrëveshjes.

Nga ana tjetër “BalkanWeb” mëson se kryeministri Edi Rama pas shtrëngimit të duarve me Bashës i është drejtuar hyrjes së vilës qeveritare nr.31 në Bllok ku e priste automjeti zyrtar. Mësohet se Rama nuk ka preferuar të bëjë asnjë takim tjetër por është drejtuar drejt banesës së tij në Surrel.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb