Takimi më i rëndësishëm në javën e fundit të “Superligës” mes Vllaznisë dhe Tiranës që vlen për të përcaktuar ekipin e dytë që bie nga kategoria ka vënë në pozita të vështira lojtarët e të dy skuadrave.

Gilman Lika, duke pare veprimin e futbollistit Elis Bakaj që refuzon të luajë në këtë ndeshje, me pretekstin “se nuk i bëjnë këmbët”, sipas “Shkodra news”, po ndjek të njëjtin model. Mësohet se futbollisti shkodran do t’i kërkojë nga momenti në moment drejtuesve bardheblu që edhe ai të mos jetë prezent në këtë takim.

Ndeshja e cila luhet ditën e shtunë do përcaktojë ekipin tjetër që i bashkohet Korabit për të rënë nga Kategoria dhe si pasojë ka një ndjeshmëri të madhe për këta lojtarë që më parë kanë mbajtur veshur fanellat e ekipeve respektive.

Kujtojmë që Gilman Lika është prodhim i akademisë së klubit shkodran, ndërsa Bakaj më parë ka mbrojtur ngjyrat bardheblu të Tiranës.

Vllaznisa e cila është e kushtëzuar nga shumë mungesa, së fundmi Endri Vrapi që është larguar nga grumbullimi në Ulqin, do t’i mjaftonte edhe një barazim në “Loro Boriçi”.

Për këtë ndeshje hyrja në stadium do të jetë e lirë, pa bileta.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb