TIRANE-Pas betimit tek Presidenti Bujar Nishani, ministri i ri, Fatmir Xhafaj, ka shkuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Mësohet se në ministri ndodhet dhe ish-ministri Saimir Tahiri, i cili pritet t’i dorëzojë detyrën Xhafajt, ashtu siç e do dhe tradita.

Sakaq, ky i fundit do të përshëndetet dhe me drejtorët e policisë. Një ditë më parë Kuvendi votoi për shkarkimin e Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm me 75 vota pro të mazhorancës dhe emërimin në këtë detyrë të Fatmir Xhafaj me 76 pro.

Tahiri u shkarkua pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, me pretendimin se ai duhej të angazhohej për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 18 qershorit. Ndërkohë, zëvendësimi i Tahirit me Xhafajn u bë objekt debatesh dhe diskutimesh, pasi ky i fundit është akuzuar se ka qenë hetues gjatë kohës së regjimit komunist.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: