TIRANE- Pas lajmit se ylli i muzikës botërore, Emeli Sande do të vizitojë Tiranën, vjen një tjetër surprizë.
Sande do të performojë për “Natën e Bardhë” në sheshin “Skënderbej”. Por Bashkia e Tiranës duket se ka rezervuar një tjetër lajm të madh për kryeqytetasit, pasi në muajin maj pritet të vijë në Tiranë artisti më “in” i viteve 2000, Enrique Iglesias.
Lajmin e bëri me dije për revistën who drejtorja e promovimit në Bashkinë e Tiranës, Juli Dhame e cila tha se Iglesias por dhe shumë yje të tjerë botëror duan të performojnë turet në Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)