TIRANE – Floriana Garo është një nga moderatoret shqiptare më të komentuara. Ajo drejtoi për disa sezone me radhë emisionin ‘Jo Vetëm Modë’ deri në momentin që u fejua me juristin shqiptar në Zvicër, Enis Daci.
Untitled-1
Ajo ka qenë gjithmonë e rezervuar për sa i përket privatësisë, ndaj dhe lajmi për fejesën e saj është pritur nga fansat si një rrufe në qiell të hapur pak kohë më parë.

Lajmin e fejesës prezantuesja e bëri të ditur përmes një fotoje të publikuar në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet pranë të fejuarit, ndërsa në përshkrimin e fotografisë shkruante për fejesën e saj.
ba34b89b693c5c95e325cb2f5c9ba8c6
E në fakt ashtu siç edhe është shkruajtur gjatë, Floriana Garo është zhvendosur në Zvicër, konkretisht në Gjenevë ku edhe jeton i fejuari i saj.

Ajo ka përditësuar të dhënat e saj në rrjetin social ‘Facebook’ duke shkruar se është shpërngulur në shtetin tjetër. Një kapitull i ri për moderatoren e njohur që ishim mësuar ta shihnim në ekran për disa vite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: