Pas golave dhe rezultateve të arritura me skuadrën e tij, Armando Sadiku është në garë për një tjetër sukses personal.

Sulmuesi i Luganos është zgjedhur mes pesë finalistëve për trofeun e “Lojtarit të Muajit” në kampionatin zviceran të futbollit.

Ky vlerësim vjen pas ecurisë së shkëlqyer të futbollistit në sfidat e muajit të fundit me ekipin e drejtuar nga Paolo Tramexani, dhe mbi këtë fakt mbështetet edhe përzgjedhja e tij nga e përditshmja “Blik”.

“Lugano fitoi në të pesta sfidat gjatë prillit dhe Sadiku nuk luajti vetëm një prej tyre. Shënoi dy gola dhe dha tre asist. Për të nota maksimale”, lexohet në përshkrimin që shoqëron nominimin e sulmuesit kuqezi në garën për trofeun e “Lojtarit të Muajit”.

Armando Sadiku ka nisur me gol edhe majin, pasi në ndeshjen e fundi të shënojë në barazimin 2-2 kundër Bazelit.

Por festa e tij u prish shpejt, pasi ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke dalë përpara kohe nga fusha e lojës.

Gjithsesi, ky episode nuk e sfumon sezonin e shkëlqyer të Armando Sadikut, që me shumë mundësi në merkaton e verës do largohet drejt një kampionati më prestigjioz të futbollit europian.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: