Mesfushori i kombëtares, Burim Kukeli, do të jetë futbollisti i dytë shqiptar që i bashkohet Sionit të drejtuar nga Paolo Tramexani. Pas 5 viteve si futbollist i Zyrihut, Kukeli do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me klubin e ri e vlefshme deri në 2019.

Mesfushori me tipare mbrojtëse, falë eksperiencës mund të adaptohet lehtësisht në disa pozicione ne fushë si dhe me disa module loje. Pas Emir Lenjanit, Kukeli bëhet kështu futbollisti i dytë shqiptar që i bashkohet skuadrës së Sionit, raporton “panorama sport”.

33-vjeçari në të kaluarën në kampionatin Zvicerian ka qenë pjesë edhe e Luzernit. Për Kukelin gjasat janë që kjo të jetë kontrata e fundit që nënshkruan para se t’i varë këpucët në gozhdë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb