Pas vrasjes së liderit të serbëve të veriut, Oliver Ivanoviç, kanë filluar kërcënimet ndaj shqiptarëve në Serbi.
Së fundi në murin e një furre buke në pronësi të një shqiptari në Crvenkë, janë shkruar grafite që përmbajnë mesazhe kërcënuese “Vdekje për shqiptarët”, si shenjë hakmarrje për vrasjen e Oliver Ivanovic, shkruan tg.
Lidhur me këtë, ka reaguar Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës, e cila ka dënuar urrejtjen që po shfaqet ndaj shqiptarëve në këtë mënyrë.
Kujtojmë se edhe dje në Manastir, Maqedoni pati parulla të ngjashme me përmbajtje të urrejtjes nacionale e raciste për të cilat reagoi Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
(m.k/BalkanWeb)