TIRANE- I ndodhur në një takim në Saukun e Vjetër kryeministri i vendit Edi Rama nuk kërkoi vetëm votat e socialistëve, por edhe ato të demokratëve. Dule provokuar kryedemokratin Lulzim Basha ai nuk nguroi të deklarojë se të gjithë demokratët do gjejnë shërim tek Partia Socialiste, ashtu siç gjeti edhe vetë lideri i tyre.

“Deri në 25 qershor secili të bëj edhe ca vota të tjera, flisni me komshijtë demokratë, thojini ata u bënë bashkë, hajde bëhemi dhe ne bashkë. Me të njëjtin kujdes që trajtuam Pasrtinë Demokratike ne do trajtojmë të gjithë demokratët të cilët tek PS do gjejnë të njëjtin shërim që gjeti Luli dhe partia e tyre”,- tha Rama.

Duke iu drejtuar socialistëve, kryeministri tregoi ndër të tjera arsyet pse nuk duhen votuar demokratët. “Nëse ua kthejmë atyre qeverinë themelet e ngritura në 3 vite do të shemben. Nëse ju ka marrë malli për policë që hanë fara nëpër udhëkryqe, votoni PD. Nëse doni të shkoni me batanije me vete në spital dhe të blini ilaçe në farmacitë rrotull votoni PD”,- shtoi Rama.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: