trong>TIRANE- Pas kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, një tjetër urim vjen për fitoren e kryeministrit Edi Rama, pas avantazhit të thellë që siguroi në zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa është afër sigurimit të 74 mandateve.

Kështu, me anë të një mesazhi, kryeministri italian, Paolo Gentiloni i ka shprehur urimet e tij homologut shqiptar. Mes të tjerash Gentiloni theksoi se PS është një shembull i veçantë, ndërsa u drejtori urimet e tij gjithë shqiptarëve. “Një fitore e merituar për Shqipërinë. PS, është një shembull i veçantë, urime gjithë shqiptarëve”, tha kryeministri.

Po sot, kancelarja Merkel uroi kryeministrin për fitoren me një mesazh ku shkruan edhe për takimin e ardhshëm.

“Urime të merituara. Pres të takohemi për pak ditë”, ka shkruar kancelarja gjermane. Politikania e fuqishme evropiane dhe kryeministri pritet të takohen në Trieste, Itali.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: