Një lajm i rëndësishëm për merkaton e verës është raportuar nga “Sportitalia”, nga ku thuhet se Inter është shumë pranë përfundimit të një goditje të dyfishtë te Real Madrid. Emri i parë është ai i portugezit Pepe, i cili ka kohë që është objektiv i Interit dhe pothuajse është mbyllur marrëveshja për transferimin e tij. Por “Sportitalia” raporton se Inter do bëjë edhe goditjen e dytë dhe më të bujshme që vjen po nga Real Madrid, James Rodriguez, për të cilin zikaltërit janë një hap larg mbylljes së marrëveshjes me “Los Blancos”, madje thuhet se është arritur edhe akordin me futbollistin kolumbian. Me Pepe ka arritur akordin për një kontratë 2 vjecare dhe James pritet të firmos mbas finales se Champions. Në Itali marrveshja quhet e mbyllur ku sipas “Sportialia” pritet vetëm zyrtarizimi. Detaje e transferimit akoma nuk janë bërë të ditura por mediat italiane raportojnë se shuma e blerjes së kolumbianit mund të shkojë deri në 60 milionë euro.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb