VLORË- Pas Apollonisë, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Vlorës ku është shtruar për drekë me bujq e fermerë. Ai ka folur për arritjet në bujqësi, ndërsa mikpritësit e kanë vlerësuar dhe uruar.

Një prej banorëve në nisje të drekës ka kërkuar të ngrejë një dolli për kryeministrin. “Kam qejf t’i pimë një dolli kryeministrit”, tha ai.

Nga ana tjetër Rama ka pranuar por tha se ai vetë nuk pi sepse po e shohin në televizor.
“Të ma pish pse të mos ma pish. Unë nuk pi tani se jam dhe në televizorin tim, po lëre tani se e shohin në televizor”, tha Rama.

E me gjithë këmbënguljen e të zotëve të shtëpisë, Rama nuk ka pranuar të pijë alkool. “Një gotë do ta pimë me zor”, i ka thënë kryeministrit një fermer. “Unë nuk pi”, ia ktheu Rama, duke tokur gotat me pije joalkoolike.

Rama: Ne kemi akoma shumë boshllëqe, por ideja jonë ka qenë që subvencionimet të merren para jo mbrapa. Jemi i vetmi vend në rajon që rimbursojmë 20% ata që shesi. Unë ulli, domate dhe djathë, dhe te veza vetëm të bardhën, jo të verdhën.
Fermeri: Ullinjtë këtu te unë do i marrësh safi safi. Sivjet e di sa kuintal ullinj bëra? 154 kuintal. Tani kemi problem vaditjen, dhe plehërimin kimik.

Rama: Po mir nuk ka shkop magjik, se edhe shteti shtëpi e madhe është. Ka problemet e veta, ka buxhetin e vet. Po u rrit buxheti rriten mundësitë. Unë e them që kemi probleme të mëdha të trashëguara, por problemi më i madh i trashëguar është administrata. Që të vësh shtet duhet të bësh administratën. Duhet të dalim nga ideja që unë po rri te parcela ime, e të vijë shteti të na ndihmojë. Ne zhbllokuam 25 vite kanale të bllokuara. U mbytën shtëpi e prodhime se nuk pastroheshin kanalet. 25 vjet, shkatërrim. Kështu që me radhë. Ca baza janë vënë.

Fermeri: Problem janë ullishtet e vjetra.
Rama: Kam pasur profesor Dhimo Kotjan unë, më ka folur ai për portokallin, limonin, ullirin, para se të bëhesha kryeministër.

Rama: Hashash e hashash, fol e u dehën fare , u bënë tapë ata të çadrës. Përfitojnë nga thashethemet e mëdha.  Ishte shqetësuar dhe Ben Blushi për bletët, që është dhe njeri i lexuar, ai njeh grenxat. Ta kam fjalën që vijnë nga thashethemet. Kishte nxjerr Saliu trenin me skrap, dhe ja mbeturinat kalojnë, turp, vetëm gënje e shpif, duke përfituar nga mërzia e njerëzve.

Nuk ke pse ikën në momentin kur duhet të votohet Vettingu. Saliu nuk di të ndërtojë, vetëm prishë di. Nuk pastrohej Tirana, plehra gjithandej. Nuk e kanë sensin e shtetit, janë tamam tokë e xaxun.

(m.k/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: