Me kalimin e Neymar te Paris SG tashmë asgjë nuk është më e pamundur.

Nga Franca raportohet se për Lionel Messi-n janë bërë gati 300 mln euro për ta transferuar atë në Angli, te Manchester City. “Yahoo Sport France” shkruan se “citiziens” do të paguajnë klauzolën e argjentinasit, plot 300 mln euro për ta bërë atë pjesë e skuadrës së Guardiolës.

Gazetari francez, Romain Collet-Gaudin, duke u bazuar te disa burime të tija në klubin e City, ka shkruar se kjo skuadër ka nisur projektin madhor për të blerë Lionel Messi në verën e ardhshme kundrejt 300 milionë eurove, aq sa parashikon klauzola për prishjen e kontratës së tij në “Camp Nou”, duke imituar lëvizjen e Neymar.

Barcelona ka bërë të ditur publikisht se ka arritur marrëveshjen e re me Lionel Messi deri në qershor 2021, por pavarësisht deklaratave konfirmuese nga të dyja palët, argjentinasi ende nuk e ka hedhur firmën në kontratë dhe kjo e ka shtyrë klubin e City të mendojë për një ofertë prej 300 milionë euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb