TIRANE– Gjatë ditës së djeshme është mbajtur në Paris të Francës edicioni i 40 i “Best Awards Gala”. Të pranishëm në këtë eveniment kulturor ishin personalitete të njohur nga e gjithë bota, mes të cilave edhe princi Leka Zogu II dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia Zogu. Pikërisht kjo e fundit është nderuar me çmimin “Best”, ndërsa është shprehur e emocionuar për marrjen e këtij çmimi përmes një statusi në Facebook.

Këngëtarja dhe aktorja shqiptare thotë se personaliteti i parë shqiptar që ka marrë këtë çmim ka qenë Nënë Tereza, ndërsa e dyta vjen ajo. Kujtojmë se prej disa ditësh ajo ndodhet në Paris me Princ Leka Zogu II ku po kalojnë disa ditë të pushime në shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Duke marrë çmimin “Best” në edicionin e 40-të “Best Aëards” në Paris . Personaliteti i parë shqiptar që ka marrë këtë çmim ka qenë Nënë Tereza .Në këtë 40-vjetor disa nga personalitetet e tjerë që iu akordua ishin Marisa Berenson, Clotilde Coureau, Pamela Anderson, Melissa George, Lola Karimova, David Ginola etj. Dhe sigurisht në raste të këtij niveli prezantimi, një nga qëllimet kryesore është promovimi i vendit në të gjitha dimensionet. Ndaj falenderoj stilisten Blerina Kllokoqi Rugova për këtë fustan mbrëmjeje të mrekullueshëm’-shkruan Elia në profilin e saj në Facebook.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: