Një ditë pas replikave dhe vendimit të Noizy-t për të përjashtuar Encën nga grupi OTR, kjo e fundit duket se ka gjetur menjëherë zëvendësuesin.

Këngëtarja ka njoftuar në rrjetet sociale se për Shën Valentin do të performojë së bashku me reperin nga Kosova Ledri në një nga lokalet në Elbasan.

Ledri dhe Noizy kanë një shoqëri të mirë dhe nuk dihet nëse ky afrimitet mes Ledrit dhe Encës do të ndikojë tek miqësia e tyre.

Noizy vendosi të përjashtojë Encën nga grupi, pasi kjo e fundit tha në një intervistë se është bërë e njohur me forcat e veta dhe nuk e ka ndihmuar askush edhe për marrëveshjen me ‘Unviersal Music’. Por Noizy-t nuk i ka ardhur mirë dhe ka thënë se Encën nuk e njihte askush përpara se të bëhej pjesë e grupit OTR.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: