TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk e ka pasur të lehtë ndarjen nga uniformat blu. Këtë e tregon edhe një mesazh që ai u ka dërguar sot rreth 11 mijë efektivëve të policisë pas shkarkimit nga parlamenti. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për “BalkanWeb” tekstin e personalizuar të sms-së që ish-ministri Tahiri i ka çuar secilit polic pasditen e sotme, duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe gjithçka që ka arritur Policia e Shtetit.

“Të falënderoj pafund për gjithçka arritëm të bënim bashkë që nga dita e parë. Jam krenar dhe i lumtur për Policinë që krijuam, kjo edhe falë punës tënde. Më të fortë do jemi. Jemi forca. Saimir Tahiri”, shkruan ish-ministri në mesazhin e dërguar punonjësve të policisë të siguruar nga “BalkanWeb”.

mesazhi i tahirit per policet

Shkarkimi i Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm u votua sot në parlament me 75 vota. Në vend të tij kryeministri Edi Rama emëroi Fatmir Xhafajn si Ministër i Brendshëm, i cili mori sot edhe miratimin e parlamentit me 76 vota.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb