Siç u raportua afërsisht një orë para ndeshjes që  pritelj të luhej midis Borussia Dortmund dhe Monako, afër autobusit të Borussia Dotmundit kishte tri shpërthime, ndërsa njëri goditi autobusin. Në këtë shpërthim u lëndua mbrojtësi spanjoll Marc Bartra. Pas kësaj ndeshja është anuluar, ndërsa është caktuar të zhvillohet nesër nga ora 18:45. Po sipas asaj që shkruan “Die Welt” është raportuar edhe për një mjet të dyshimtë. Ky mjet është gjetur nga policia gjermane në hotel ku qëndron skuadra gjermane. Ende nuk ka detaje rreth kësaj.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb