Nëse ka një skuadër që mund të konsiderohet “mbreti” i merkatos deri në këto momente padyshim që është Milani, por transferimi i shtatë futbollistëve të rinj në shtëpinë e “djallit” duket se ka nxjerrë të ‘tepërt’ disa të tjerë.

I pari që e pëson është Juraj Kucka, mesfushori 30-vjeçar që sot ka zyrtarizuar transferimin e tij tek turqit e Trabzonspor. Futbollisti slloven dy vite më parë braktisi Genoa-n për t’ju bashkuar Milanit, ndërsa pas ardhjes së Kessie dhe Calhanoglu ai nuk shihet më si i rëndësishëm për ekipin e Montella-s.

Kalimin në Turqi e ka zyrtarizuar vetë klubi i Trabzonspor që ka paguar 5 mln euro “djallit” për shërbimet e lojtarit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: