SHBA- Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Rex Tillerson dhe këshilltari i sigurisë kombëtar HR McMaster kanë thënë në një konferencë për shtyp se para vendimit për sulmin ishin në Mar-a-Lago në Florida për t’u konsultuar me Trump për sulmin. Tillerson ka thënë se Rusia ka dështuar për të marrë përgjegjësinë në kuadër të një marrëveshje të vitit 2013 ku thuhej se Assadi duhet të heq dorë nga përdorimi i këtyre armëve. Ai ka thënë se Moska “ose është pjesëmarrëse ose e paaftë” për ta jetësuar këtë marrëveshje. Ndryshe Pentagoni ka thënë se pesë anije të armatosura rëndë janë duke sulmuar në mënyrë të pandërprerë caqet ushtarake siriane.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb