Samir Ujkani mund të mbetet sërish në Serinë B. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, i cili në sezonin e shkuar luajti në kategorinë e dytë italiane me skuadrën e Pizës, ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Empolit që janë duke kërkuar për një portier titullar.

Këta të fundit janë duke punuar për ndërtimin e skuadrës që do të tentojë të ringjitet në Serinë A pas rrëzimit në sezonin që lamë pas. Kartoni i Ujkanit zotërohet nga Xhenoa, e cila nuk e ka në plane portierin, ndaj te Empoli besojnë se mund të arrijnë një marrëveshje për më pas se 1 milion euro.

Në rast se ky transferim realizohet, atëherë numri i futbollistëve shqiptare në këtë skuadër do të shkonte në 3. Mbrojtësit Frederik Veseli dhe Kastriot Dermaku janë dy futbollistët e tjerë kuqezinj që janë pjesë e Empolit./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: