TIRANE– Pas deklaratës së bujshme të kreut të Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, i cili dje deklaroi se po afron koha e tërmeteve të forta si në vitin 1967, ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

Me një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, demokrati Tritan Shehu ironizon Premçin, teksa shkruan se apokalipsi i vërtetë është indoktrinim parahistorik, që këtë radhë vjen me zë e figurë nga zyrat e qeverisë.

“Ne fakt kur u perulem e besuam “kazanet e tenxheret”, pse te mos bejme te njejeten gje edhe me parashikimet e termeteve, ujrave apokalipsin! Aq me shume kur edhe keto te fundit po dalin me ze e figure perseri nga zyrat e qeverise”, shkruan Shehu.

POSTIMI I PLOTE

Epoka e magjistareve dhe e magjive u kthye perseri te ne!

Duke shfletuar shtypin e sotem bindesh katerciperisht per kete te vertete te madhe!

Po “lexohet” e ardhmja me termete, lekundje, uje e zjarre per ne, me e eger se cfare mund t’i ndodhe korese se veriut! Urime qytetare te dashur, tashme jemi ne rrugen e drejte te anti shkences, anti kultures, fetishizmit, peruljes perpara disa simboleve te cuditeshme, midis te cilave edhe te “tepsise e timonit”.

Me ne fund po e kuptojme se nuk kemi nevoje per studime ekonomike, financa te medha, shkenca sizmologjike, as per mjeke e spitale, apo per shkrimtare e shkencetare me nje fjale per njerez te studiuar e te kultivuar, pra as per europe: ne na duhet vecse integrimi ne “boten e padijes”.

Ne fakt kur u perulem e besuam “kazanet e tenxheret”, pse te mos bejme te njejeten gje edhe me parashikimet e termeteve, ujraveapokalipsin! Aq me shume kur edhe keto te fundit po dalin me ze e figure perseri nga zyrat e qeverise.

Per nje vend e popull ky indoktrinim parahistorik eshte apokalipsi i vertete, nuk jane te tilla as zjarret reale e as termetet qe vijne nga thellesia e globit, te cilat cdo shoqeri e kulturuar dhe e civilizuar di t’i beje balle.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: