TIRANE- Një nga kritikët më të fortë të Lulzim Bashës, demokrati Astrit Patozi ka njoftuar të gjithë të djathtë për një takim që do të mbajë nesër në kryeqytet. Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut deputeti i cili u la jashtë listës për zgjedhjet e 25 qershorit, do ta ndalë turin e tij të takimeve bashkë me grupin kundër Bashës në Tiranë.

Patozi paralajmëron mes të tjerash bashkim dhe ringritje të PD, ndërsa shtoi se ‘askënd për të humbur, gjithkënd për të fituar’.

MESAZHI I PATOZIT
MË 21 KORRIK, ME DEMOKRATËT E TIRANËS
Më 21 korrik, ora 19:30, me demokratët e kryeqytetit.
Ju mirëpresim në sallën e Koncerteve të Akademisë së Arteve në Tiranë. Bashkimi dhe ringritja e Partisë Demokratike është misioni ynë. ASKËND PËR TË HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: