I ftuar në emisionin “Të PaEkspozuarit” në News24 të gazetarit Ylli Rakipi, kritiku i ashpër i Bashës, Astrit Patozi zbuloi detaje nga fushata elektorale e vitit 2015, gjatë zgjedhjeve vendore.

Patozi tha se kishte qenë ndër të parët që zgjedhja e Bashës para 4 vitesh doli nga një proces jo-korrekt, shkruan BalkanWeb.

“Unë jam njeriu i fundit që mund të akuzohem, që je kujtuar 3 muajt e fundit. Pse? Kam thënë ditën e parë, që Lulzim Basha, ka dal nga një proces jo korrekt para 4 vjetësh. Edhe kam thënë gjatë gjithë kohës, se si e mendoja unë Parinë Demokratike , ça duhet të bënte, gjëra që si ka bërë Lulzim Basha herë pas here, jo çdo ditë.

Kam thënë, që kur ne në zgjedhjet lokale humbëm, kam thënë që nuk mund ti themi humbjes fitore, e kam thënë në parlament e kam thënë kudo, e kam thënë dhe në sy zotit Basha. Tani, kam qenë konsistent në qëndrimet e mia, se nuk ishte kjo rruga e duhur as bojkoti i zgjedhjeve, as marrëveshja pastaj, as çadra, as lista, as kjo që po ndodhë. Por mbi të gjitha, mungesa e garës. Mungesa e garës dhe personalizimi i vendimmarrjes si asnjëherë tjetër në historinë e PD-së,” tha Patozi.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb