TIRANË- Deputeti demokrat Astrit Patozi ka qenë i pranishëm në seancën e sotme plenare ku u bë zëvendësimi i një natari të komisionit të vettingut dhe betimi i Avokatit të Popullit.

I pyetur për zgjedhjen e tij ëpr të qenë i pranishëm në seancë pavarësisht se nuk është më kandidat për deputet. Patozi tha se nuk ka ardhur të dorëzojë testamentin politik dhe se marrëdhënia e tij me PD nuk varët nga humori i Lulzim Bashës.

“Kush mendon që kam ardhur sot për të dorëzuar testamentin politik e ka shumë gabim. Nuk kam pasur mëdyshje për të ardhur sot. Është respekt për ata që më kanë zgjedhur dhe detyrim për forcën politike që më ka kandiduar 3 herë. S’kam mëdyshje dhe do vijë sa herë të më kërkohet deri sa përfundoj mandatin tim”, deklaroi Patozi.

Deputeti demokrat që mbeti jashtë listave të PD-së për kandidat për deputet mohoi një tërheqje të mundshme duke thënë se Basha e ka gjetur në këtë parti dhe aty do e lërë.

“Kush mendon se marrëdhënia ime me PD varet nga humori i Lulzim Bashës e ka gabim, sepse Lulzim Basha më ka gjetur aty dhe do më lërë aty kur do largohet. Në fushatë jam pak më modest se herët e tjera për shkak të zgjedhjes së zotit Basha”, tha Patozi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: