TIRANE- Deputeti i lënë jashtë listave të PD-së për këto zgjedhje, Astrit Patozi ka komentuar zërat nëse pas zgjedhjeve të 25 qershorit mund të ketë një koalicion PS-PD.

Fill pas seancës së jashtëzakonshme plenare, Patozi i cilësoi këto lajme si legjenda, që sipas tij duhet të sqarohen këtë javë nga vetë zoti Basha.

“Problemet e PD në fushatë është fakti se qarkullon një legjendë që spo fashitet, që pas zgjedhjeve do ketë koalicion PD-PS. Në rast se kjo javë e fundit se ndanë PD nga kjo legjendë, pasojat do jenë të rënda dhe përgjegjësi është zotit Basha, i cili duhet të jetë eksplicit për këtë gjë. Ndaj unë shpresoj që këtë javë ky problem të zgjidhjet”, tha Patozi.

Kritiku i PD-së, paralajmëroi se pasojat për PD do të jenë të mëdha nëse nuk ndahet nga këto spekulime. Mes të tjerash Patozi tha se kundërshtari politik nuk po e merr seriozisht PD-në në fushatë.

“Më modest sesa herët e tjera, përsa i përket zgjedhjes së zotit bash. Kjo nuk më pengon që të jem aktiv. Për herë të parë në historinë e PD, forca jonë politike nuk merret seriozisht nga kundërshtari. Është një fushatë që përçmon PD, që nga flamuri, që nga simbolet, nga kryetari dhe nga përfaqësimi politik. S’ka ndodh as në kohët më të vështira. Ndjej keqardhje”, pohoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb