TIRANË- Deputeti demokrat Astrit Patozi ndonëse nuk u regjistrua zyrtarisht si kandidat për kreun e PD-së po i bën një rivalitet të hapur Lulzim Bashës. Ashtu siç edhe raportoi më herët “BalkanWeb”, Patozi do të zbresë në terren ku do të takohet me demokratët me qëllim ringritjen e PD-së.

Në një status pasditen e sotme në “Facebook”, Patozi shkruan se nesër do të fillojë takimet me demokratët në Durrës për të diskutuar pikërisht atë çfarë po ndodh në PD dhe si mund të bashkohet e ringritur sa më shpejt.

“Nesër nisim në Durrës ‘bashkëbisedimin me demokratët’. Së bashku me disa kolegë të tjerë do të jemi në orën 19:00, në Pallatin e Kulturës ‘Aleksandër Moisiu’. Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike dhe si mund të bashkohet e ringritur sa më shpejt ajo? Është ky shqetësimi i madh i anëtarëve dhe simpatizantëve të PD, që kërkon zgjidhje, ndaj edhe mirëpritet kontributi i gjithsecilit. Vetëm bashkë mund t’ia dalim”, shkruan Patozi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: