KORCE– Gjatë turit të takimeve në rrethe, grupi kundër Lulzim Bashës i udhëhequr nga Astrit Patozi kanë vijuar takimet me demokratët në Korçë. Patozi i bëri thirrje Lulzim Bashës të ndërpresë garën për kreun e PD të cilën ai e quan farsë.

“I bëj thirrje Lulzim Bashës t’i japë fund farsës elektorale. Nuk jam shumë i sigurt nëse thirrja ime do dëgjohet. Ne themi se asnjë demokrat nuk është i tepërt, madje edhe Lulzim Basha”- tha Patozi.

Deputeti aktual i PD, Patozi kishte dhe një mesazh dhe për kandidatin tjetër për kreun e PD, Eduard Selamin, për të cilin tha se ka bërë gabim që ka hyrë në një garë pa rregulla.

“Selami thotë që ne duhet ta mbështesim. Ai ka bërë një gabim se ka hyrë në një garë pa rregulla. Në rast se nuk do të hynte në histerinë e politikës shqiptare si një patericë e shëmtuar, tani duhet të largohet nga kjo garë një minut e më parë. Thirrjen kryesore e kam me ju që kjo garë farsë të ndërpritet dhe të hapet gara e vërtetë. Nuk mund ta njohim 22 korrikun nëse kjo garë nuk ndërpritet. 22 korriku nuk mund të jetë triumf i arbitraritet” –tha Patozi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: