I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, Astrit Patozi sqaron të vërtetën për kandidimin e tij për kryetar të Partisë Demokratike.

Ai tha se nuk ishte ai që hoqi dorë nga gara, por se e përjashtuan, shkruan BalkanWeb.

“Dhe çfarë është më e bukura.? Nuk është se unë ika nga gara, prapë, megjithëse kushtet nuk u plotësuan, mua më përjashtuan nga gara. U bë një mbledhje kryesie, ku shumica me pak vota, arriti që mua të më përjashtoje nga gara, që unë ndoshta, mund të kisha garuar, por atyre nuk u kushtonte asgjë, që mund të më linin dhe thonin pastaj, se ne e lam por ai nuk nuk do. Nuk ma lan as këtë mundësi, që të mendohesha rrugës, por më përjashtuan me gjënë më banale në botë, që s’ka plotësuar formularin,” tha Patozi.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb