TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet i gatshëm për të bërë opozitë të fortë, si dhe për të ngritur zërin ndaj shqetësimeve dhe problemeve me të cilët përballen qytetarët shqiptarë. Pas një takimi që ka zhvilluar me grupin e ri parlamentar të PD-së, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, si dhe krerët e degëve në rrethe, Basha i ka bërë ftesë partive të tjera të bashkohen për të bërë opozitë të fortë ndaj qeverisë Rama.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se është i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjitha partitë, edhe me LSI, por ai thekson se:

“Jemi gati të bashkëpunojmë me këdo që është gati të bëjë opozitën për të cilën ka kaq shumë nevojë ky vend, dhe jo pazar-opozitë”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: