TIRANE– Partia Demokratike ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit në qytetin e Tiranës, ndërsa në fjalën e tij Basha tha se mbrëmë dorëzoi listën e fituesve të Republikës së re. Ai tha se mbrëmë ka marrë vendime të vështira, por jo vendime të papritura.

“Urime nga zemra besimtarë myslimanë. Është një sprovë ky muaj për besimtarët dhe shqiptarët. Sprova se bashkë do rindërtojmë të ardhmen. Republikën e re për cdo shqiptar. Mbrëmë unë dorëzova listën fituese të republikës së re në KQZ. Siç e thashë dhe mbrëmë kam marrë vendime të vështira, por jo vendime të papritura. Ndryshimi duhet të fillojë nga vetja jonë dhe ne kështu kemi bërë. Republika e re do jetë republika e vlerave. Vendimet që kam marrë mbrëmë i kanë rritur pritshmërinë e shqiptarëve”- tha Basha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb