TIRANË- Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi, Aldo Bumçi dhe Fatmir Mediu janë disa nga emrat që PD propozon në komisionet e vettingut për verifikimin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gazetarja Elda Menga ka konfirmuar këta emra për “BalkanWeb” nëpërmjet burimeve brenda PD-së. Po kështu mësohet janë propozuar edhe Flamur Noka, Dhurata Çupi, Gent Strazimiri, Jorida Tabaku, Helidon Bushati, Luçiano Boçi e Albana Vokshi.

Keta emra i janë dërguar nga PDKuvendit dhe pritet te votohen sot pasdite në një seancë parlamentare pas hapjes së sesionit të jashtëzakonshëm.

Pak orë para seancës parlamentare, Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar në selinë blu, ku ndër të tjera u diskutua edhe për fushatën elektorale.

Lista e PD vettingu

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: