Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama pasditen e sotme nga Sauku, ku iu bëri thirrje demokratëve të votojnë PS-në në 25 qershor ka reaguar edhe zyra e shtypit e selisë blu.

PD thotë se Rama tashmë është braktisur nga të gjithë, madje edhe nga socialistët.

DEKLARATA E PD
I zënë nën rrënojat e republikës së vjetër që u rrëzua nga bashkimi më i madh i qytetarëve që ka njohur vendi, Edi Rama lëshon thirrjet e fundit të një kryeministri në ikje, sic bëri dhe sot në Sauk.

Në të vërtetë, kjo është gjendja e një njeriu të braktisur jo vetëm nga qytetarët, por dhe nga socialistët.

Sepse, edhe socialistët e ndershëm, ata që nuk ishin asnjë ditë në këto 4 vite në skemën e trafiqeve, korrupsionit, te tenderave e koncesioneve, janë bashkuar me Republikën e Re.

Republika e Re është realitet tashmë, me 25 qershor ajo vjen në fuqi. Një republikë e qytetarëve me qytetarët për qytetarët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: